“Kuvendi i 30 prillit, historik”, Maliqi: Rama e Luli marrëveshje për patronazhistët, u godit LSI-ja e jo PD
Ish-deputeti Lefter Maliqi e ka konsideruar ngjarje historike, Kuvendin e PD-së që do të mblidhet ditën e nesërme.
Në një intervistë për Ora News, ai tha se që nga 2017 kemi pasur një kapje të shtetit, ndërsa lëvizjen e Sali Berishës pasi u përjashtua nga grupi parlamentar i PD-së, e ka quajtur shpresëdhënëse.
Lefter Maliqi: Është ngjarje historike. Nga 2017 e më pas kemi kapje të shtetit, të institucioneve, cenim të demokracisë, vënien në tavolinë të të gjithë pushtetit lokal dhe të gjithë institucioneve të shtetit ashtu siç ishte djegia e mandateve që për mua ka qenë një marrëveshje e fshehtë dhe qëllimi i keq që në 2017. E vonuar lëvizja e Berishës por shumë shpresëdhënëse për demokracinë dhe opozitën. Partia demokratike me të gjithë këto problematike të mëdha të këtij pushteti mafioz, dli forcë e dytë, në zgjedhjet e 6 marsit, duke marrë edhe bashkinë e Shkodrës. Anëtarësia e PD-së i ka sytë nesër nga Kuvendi i PD-së dhe gjithë opozita e bashkuar i ka sytë te zgjedhjet e ardhshme lokale. Do të jetë garë e fortë në zgjedhjet lokale.
Maliqi është ndalur te patronazhistët, duke thënë se çështja e patronazhistëve ka qenë një marrëveshje me Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.
Lefter Maliqi: Nuhatja ime për patronazhistët është kjo: Është një marrëveshje në hije mes Ramës e Lulit. Patronazhistët morën të dhëna në çdo vend, se kush janë njerëzit e LSI-së për t’i goditur. Nuk goditën PD-në, por LSI-në.
Intervistoi Arnold Kariqi, përgatiti Anila Kolgjini.
