Muçollari: Shifrat alarmante, rritet numri i përdoruesve të drogave
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Prill 2022, 20:00
Genci Muçollari, drejtor i Aksion Plus në një intervistë me gazetaren e Ora News Sonila Musai u shpreh se në vendin tonë numri i përdoruesve të lëndëve narkotike është rritur.
“Kemi një rritje të numrit të përdoruesve. Në qoftë se në 95–ën bëhej fjalë për psh për 5-6 mijë përdorues të të gjitha drogave tani bëhet fjalë për 50-60 mijë përdorues që mund ta kenë përdorur një herë në jetën e tyre ndërsa 7-8 mijë janë përdorues të drogave të rënda që në një farë mase duan një lloj terapie trajtimi”.
