Qëlloi makinën me armë zjarri se ja parkuan para banesës, në kërkim 30-vjeçari në Fier

Një 30-vjeçar në Fier është shpallur në kërkim nga policia pasi ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti të parkuar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:45, në fshatin Petovë. Shtetasi Martin Craga, 30 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin Martin Craga, ka qëlluar me armë zjarri automatik në drejtim të automjetit tip "Ford" në pronësi të shtetasit Martin Craga, 64 vjeç, (në të cilin nuk ndodheshin persona brenda), i cili ishte i parkuar pranë banesës së autorit.

Shkak i ngjarjes dyshohet se është bërë fakti se i kishte parkuar makinën para hyrjes së tij.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier dhe dy grupe të FNSH Fier janë vënë në ndjekje të autorit, i cili është larguar nga vendngjarja.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.