Djali i kryeplakut të Kaninës u konfliktua me oficerin e Delta Forcë, sherri një femër: Të dy qëlluam ndaj njëri-tjetrit


Ky është Lisian Myrtaj, oficer pranë Delta Forcë, i cili është konfliktuar me Jurxhino Todi Aliaj, ku shkak dyshohet të jetë një femër.

Myrtaj ndodhet në komisariatin e Vlorës dhe ka deklaruar se ka patur shkëmbim zjarri ku si ashtu dhe Aliaj kanë goditur me armë zjarri njëri-tjetrin.

Policia është vënë në kërkim të Juxhino Aliaj dhe personit që e largoi nga vendi i ngjarjes.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:55, në lagjen "10 Korriku", Vlorë.

"Dyshohet se gjatë një konflikti shtetasi J. A., dhe shteasi L. M., dyshohet se kanë qëlluar me  armë zjarri pistolete. Nga konflikti nuk ka të dëmtuar" njoftoi policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon per sqarimin e rrethanave të ngjarjes.