Aksidenti në Lanë, plagosen drejtuesi dhe pasagjeri në mjetin që u zu poshtë nga autobusi

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e aksidentit në lumin Lanë.

Policia në informacionin zyrtar ka bërë me dije se janë dëmtuar pasgjeri dhe drejtuesi i automjetit që është zënë poshtë nga  autobusi që kanë rënë në lumin Lana, pranë kinema "Agimi" në Tiranë.

“Më datë 29.04.2022, rreth orës 20:10, në afërsi të Kinema Agimi, një autobus është përplasur me një automjet, dhe si pasojë drejtuesi i autobusit ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe ka rënë në Lumin Lana.”- njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Specialistë të zjarrfikëses dhe të policisë rrugore ndodhen në vendgjarje dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Autobusi është i flotës "Go Green" të bashkisë së Tiranës.