Vlorë, djali i kryeplakut të Kaninës dhe e dashura sulmohen me armë zjarri nga polici në hyrje të pallatit
Të shtëna me armë u regjistruan mbrëmjen e sotme në lagjen "10 Korriku" në Vlorë.
Sipas uniformave në konflikt janë përfshirë dy persona, tashmë të identifikuar nga policia lokale.
Nga dyshimet paraprake, Juxhin Todi alias Aliaj, djali i kryeplakut të Kaninës, i shoqëruar nga e dashura e tij kanë dalë nga banesa teksa në hyrje të pallatit një person i identifikuar tashme si Lisjan Myrtaj, polic i Delta Forcë, ka shtënë në drejtim të të rinjve, të cilët kanë tentuar të largohen me automjetin tip "Mercedes Benz ML" me targa AA858 FY.
Automjeti ka plumba në pjesen e pasme të tij dhe një plumb në drejtim të pasagjerit në xhamin e përparmë.
Nga vendngjarja janë larguar të dy personat e përshirë në ngjarje.
Ndërsa policia ka shoqëruar për në banesë vajzën që shoqëronte Juxhin Aliaj.
Pas ndjekjes policore, blutë e Vlorës kanë shoqëruar Lisjan Myrtaj, i cili pretendoi se ka shtënë për vetëmbrojtje.
Deri me tani në vendngjarje janë gjetur gëzhoja vetëm nga arma e përdorur nga Myrtaj.
Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe dinamikën e saj.
Njoftimi i policisë
Më datë 29.04.2022, rreth orës 18:55, në lagjen "10 Korriku", Vlorë, dyshohet se gjatë një konflikti shtetasi J. A., dhe shteasi L. M., dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri pistolete. Nga konflikti nuk ka të dëmtuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon per sqarimin e rrethanave të ngjarjes.




