Bleona refuzon PD-në: Do të punoja vetëm për qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Këngëtarja e Bleona Qerreti ka reaguar pas publikimit të emrit të saj në listën e kandidatëve për anëtarë të Këshillit Kombëtarë të PD në Kuvendin e Sali Berishës.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Qerreti ka refuzuar PD-në, duke thënë se nëse do të punonte ndonjëhereë për ndonjë qeveri do të punonte vetëm në qeverinë e SHBA-së.

"Ndërsa kam lindur në Shqipëri jam një qytetar amerikan! Unë e dua Shqipërinë por besnikëria ime është ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës - vendit tim!! Nëse do të punoja ndonjëherë për një qeveri, do të punoja vetëm për qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës!"-shkruan Qerreti.