Will Smith dhe Erion Veliaj, dy histori të mbrojtjes/ shitjes së grave të tyre

Emisioni “Ju Flet Moska” nga Kastrot Myftaraj në RTV Ora risolli në vëmendje këtë të premte shuplakën e Will Smith në ceremoninë e çmimeve Oscar.

Myftaraj është shprehur se një rast i ngjashëm ka ndodhur  edhe me kryetarin e Bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj.

Kastriot Myftaraj: Të gjithë e kemi parë atë që u bë lajm ndërkombëtar ku gjatë ceremonisë për ndajen e çmimeve Ocar, aktori i njhur Will Smith, i dha një shpullë të fortë Chris Rock  në skenë, sepse Rock ishte duke folur pa respekt për gruan e Smith.

Kemi një histori të ngjashme në Shqipëri. Një histori që është edhe më e rëndë. Fotografia e Kastro Zizos, i cili quhet Klevis Begaj, dhe Erion Veliaj. Veliaj bën një shenjë me gishta, është shenja që quhet i vërë brirët tjetrit, në kuptimin që: Unë kam shkuar me gruan apo të fejuarën tënde apo dashnoren. Kjo është shenjë ndërkombëtare.

Në Itali të ja bësh tjetrit atë shenjë vriten. Kjo fotografi është bërë pasi Kastro Zizo publikoi në rrjetet sociale një fotografi me gruan e Erion Veliajt në kohën kur kishin qenë gjimnazistë. Është interesante s kjo foto doli menjëherë pasi Veliaj u bë kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Më pas doli fotoja ku kryetari i Bashkisë i bën shenjën e cornutos Kastro Zizos. Fotoja e Zizos duket si shantazh, pra kryetari i Bashkisë është shantazhuar nga dashnori i gruas.

Për më tepër ndiqni videon.