Narkomanët në Qendrën Aksion Plus, Drejtori: Kemi nevojë për mbështetje, 220 pacientë me 5 veta staf
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Prill 2022, 20:07
Drejtori i Qendrës, Genci Muçollari, në një intervistë me gazetaren Sonila Musai u shpreh se qendra e tij ka një numër të vogël punonjësish në krahasim me numrin e pacientëve narkomanë që shkojnë për ndihmë.
Muçollari kërkoi ndihmë për të përballuar fluksin në mënyrë që të ketë dhe kualitet në të ardhmen.
Muçollari: Kemi staf jo të duhur për të përballuar fluksin. Vetëm në qendrën e Tiranës kemi 220 klientë dhe kemi vetëm 2-3 psikologë që çfarë mund të bëjnë me ta dmth. Kështu që puna jonë vështirësohet dhe bëhet përtej atij kualiteti që presim.
