Zyrtarja e lartë amerikane: Shqipëria s'mund të kishte më shumë fat se të ketë Yuri Kim Ambasadore të SHBA-së
Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, është përballur me një sërë kritikash, kryesisht nga opozita, duke e akuzuar për ndërhyrje në politikën shqiptare.
Së fundmi u iniciua dhe një peticion online kundër saj.
Karen Donfried, Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike në një intervistë për Zërin e Amerikës thotë se presidenti Biden, sekretari Blinken dhe ajo vetë kanë besim të plotë te Kim dhe Shqipëria është me fat që e ka Ambasadore.
Zëri i Amerikës: Kohët e fundit kemi parë shumë kritika dhe reagime ndaj ambasadores së SHBA-së, veçanërisht nga një segment i madh i opozitës, duke e akuzuar atë për ndërhyrje në politikën shqiptare. Cili është reagimi juaj?
Nd/Sekretarja Donfried: Mund t’ju siguroj që Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden, Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara Tony Blinken dhe unë, të gjithë kemi besim të plotë tek Ambasadorja Yuri Kim. Dhe është një kënaqësi e madhe që kemi njerëz të kalibrit të saj dhe me integritetin e saj në qeverinë e SHBA-së. Dhe mendoj që edhe ky vend, Shqipëria, nuk mund të kishte më shumë fat se sa të ketë atë si përfaqësuese të vendit tim dhe duke punuar çdo ditë për të forcuar atë që është tashmë një marrëdhënie e rëndësishme midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.
