Bardhi zbardh takimin me zyrtaren amerikane: Diskutuam për korrupsionin e kudondodhur dhe masakrën zgjedhore

Me anë të një postimi në twitter Gazment Bardhi ka zbardhur takimin me Ndihmës/Sekretaren Amerikane të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Karen Donfried.

Sipas Bardhit, ato kanë ngritur shqetësimet që lidhen me korrupsionin e kudogjendur në Shqipëri dhe masakrën zgjedhore të konfirmuar sëfundmi nga SHBA.

Postimi i plotë i Gazment Bardhit:

Kënaqësi të takonim sot NdihmësSekretaren Amerikane të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, znj. Karen Donfried. Shprehem qëndrimin tonë për sfidat e opozitës, konkluzionet e raportit të DASH për korrupsionin e kudogjendur në Shqipëri dhe masakrën zgjedhore të konfirmuar sëfundmi nga SHBA, rolin e PD në procesin e integrimit europian dhe sfidat e Shqipërisë në Rajon. Një falenderim të sinqertë për rolin e SHBA dhe mbështetjen e vazhdueshme për Shqipërinë.