Dhjetëra vazo të mbjella me kanabis, Ora News siguron pamjet brenda shtëpisë së barit në Kashar

Ora News siguron pamjet brenda shtëpisë së barit në Kashar. Kati i dytë i një vile trekatëshe në Kashar ishte  shndërruar në një laborator për mbjelljen e kanabisit me llamba. Në pamje duken qartë vazot me kanabis.

Policia ra në gjurmët e tyre pas një monitorimi përmes OSHEE për shkak të shpenzimit të lartë të energjisë elektrike.

Sipas të dhënave disa persona janë shoqëruar e ndërsa policia po vijon kërkimet për kapjen e pronarëve të drogës.

Shtëpitë e barit ose laboratorët e kanabisit siç njihen ndryshe duket se janë kthyer në mënyrën kryesore të kultivimit, krahas serave dhe parcelave në zonat e thella malore.

Në Shqipëri gjatë vitit 2021 policia ka zbuluar 26 shtëpi bari ndërsa në 4 muajt e parë të këtij viti janë identifikuar mbi 16 të tilla.