Takimi i Ramës me Donfried: Pas bisedës për Ballkanin e Hapur e reformat, një dhuratë simbolike për zyrtaren amerikane

Me një postim të shkurtër në facebook shoqëruar dhe me foto kortezie është shoqëruar takimi i Ndihmës/Sekretaren Amerikane të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Karen Donfried me kryeministrin Eidi Rama.

Në postim Rama tha se ndër të tjera është folur dhe për Ballkanin e Hapur.

Vetë Ndihmësekretarja amerikane e shtetit nuk ka dhënë ende një prononcim për median lidhur me mesazhet që ka përcjellë kryeministrit Rama por dhe drejtuesve të PD-së në kryesinë e Kuvedit.

"Diskutuam gjerësisht për ecurinë pozitive të reformave, forcimin e drejtësisë, investimet strategjike në energji, veton e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut, situatën në rajon, si edhe për mbështetjen e plotë që Shtetet e Bashkuara i japin Ballkanit të Hapur. Konsideratat e Ndihmës/Sekretares për rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit dhe në rajonin tonë ishin mbresëlënëse"

Gjithashtu nga fotot duket dhe që kryeministri nuk ka harruar ti bëjë një dhuratë simbolike zyrtares amerikane,  një çantë tipike shqiptare.