Ora News në "shtëpinë e barit" në Kashar, vila trekatëshe ku ishte mbjellë kanabisi

Një e ashtuquajtur "shtëpi bari" është zbuluar në Tiranë.

Gazetari i Ora News, Edison Vatnikaj bën me dije se banesa është zbuluar në periferi të Tiranës, në zonën e Kasharit.

Policia bën me dije se pas informacioneve të bazuara në rrugë operative, organizuan një operacion policor, si rezultat i të cilit kanë zbuluar një ambient që ishte përshtatur për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave në zonën e "Kashar 2."

Janë shoqëruar disa persona dhe po vijojnë veprimet nga Komisariati i Policisë Nr. 6.

Ora News ishte atje për të sjellë pamje nga kjo banesë që shërbente si laborator për kultivimin e kabanisit.

Gazetari Edison Vatnikaj tregon se në banesë tre katëshe, kati i dytë është përdorur si laborator. Dritaret janë mbuluar dhe me dërrasa me qëllim që të mos dukej gjë nga jashtë.  

“Deri tani një e moshuar është shoqëruar në komisariat” informon ai.

Operacioni është në vijim dhe policia pritet të dalë me një njoftim zyrtar.

Vila trekatëshe ndodhet në një zonë jo shumë të banuar dhe përreth ka banesa që janë në ndërtim e sipër.

Ora News në "shtëpinë e barit" në Kashar, vila

Ora News në "shtëpinë e barit" në Kashar, vila

Ora News në "shtëpinë e barit" në Kashar, vila
Policia në vendin e ngjarjes
Ora News në "shtëpinë e barit" në Kashar, vila
Policia në vendin e ngjarjes