Baltë e zhavorr në rrugën e Kombit, inertet që merren nga lumi Fan shkak për aksidente
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Prill 2022, 12:15
Zhavorr dhe baltë në rrugë.
Këto pamje vijnë segmente të Rrugës së Kombit.
Prania në rrugë e inerteve u bë shkak për një aksident pasditen e së enjtes.
Dy makina u përplasën, pranë Rubikut duke lënë tre persona të plagosur.
Përgjegjës janë mjetet e tonazhit të rëndë që marrin inerte në Lumin Fan.
Kjo situatë përgjatë Rrugës së Kombit është e vazhdueshme.
Mjetet e kompanive të ndryshme që shfrytëzojnë lumin për inerte punojnë te pa shqetësuar.
Inertet mbesin në rrugë duke u kthyer në burim aksidentesh.
Në këto kushte lëvizja e drejtuesve të automjeteve bëhet e rrezikshme.
Segmenti Milot-Rubik është ndër pjesët më problematike të rrugës së Kombit dhe në hartën e njollave te zeza të aksidenteve.

