Alibeaj pas takimit me Donfried: Mora mbështetjen e saj për një opozitë të fortë dhe pro-amerikane

Ndihmës-sekretarja e shtetit për çështjet euroaziatike, Karen Donfried gjatë vizitës së saj në Shqipëri pati një takim në kryesinë e Kuvendit edhe me përfaqësues demokratë.

Enkelejd Alibeaj dha një deklaratë për mediet pas përfundimit të takimit dhe ndau detaje nga biseda me zyrtaren amerikane. Ai u shpreh se çështjet kryesore që u diskutuan kanë të bëjnë me demokracinë, luftën kundër krimit dhe korrupsionit si dhe shtetin e së drejtës.

Alibeaj konfirmoi se mori mbështetjen e zyrtares amerikane për opozitën.

Alibeaj: Një takim miqësor së bashku me kolegët e mi dhe ekipin e saj. Folëm për çështje të rëndësishme që Shqipëria është duke u përballur siç është ajo e demokracisë, çështje që lidhen me zgjedhjet, krimit të organizuar. Diskutuam dhe për çështje që lidhen me shtetin e së drejtës që është një nevojë emergjente e Shqipërisë. Po kështu edhe për çështje të rëndësishme siç është ajo e luftës ndaj korrupsionit.

I shpreh vendosmërinë tonë për të çuar përpara këto sfida. Vura re dhe pashë mbështetjen e madhe në këtë marrëdhënie të posaçme që SHBA ka me PD, sigurisht në situatën e vështirë. Mora mbështetjen e zonjës për mbështetjen e fortë për një opozitë të fortë, të qëndrueshme. Një opozitë pro-amerikane e cila sheh nga e ardhmja.

Të pranishëm në takim ishin edhe deputetët Gazment Bardhi, Jorida Tabaku, ambasadorja amerikane Yuri Kim si dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Alibeaj pas takimit me Donfried: Mora mbështetjen e saj për një

Alibeaj pas takimit me Donfried: Mora mbështetjen e saj për një

Lajmi në përditësim...