Legalizimi i kanabisit, Çuçi: S'ka nevojë për studim të thelluar. Shtetet po e legalizojnë dhe për qëllime rekreative

Ministri i  Brendshëm Bledi Çuçi la të kuptohet se veç, vendimit të Ramës për të legalizuar kanabisin për qëllime mjekësore e industriale, duke u fshehur pas “përgjigjeve të qytetarëve në kuadër të pyetësorit të këshillimit kombëtar, nuk është bërë një studim mbi efektet në ekonomi.

Pyetjes së gazetares: A është bërë ndonjë studim për të bazuar efektet pozitive që do të ketë në ekonomi legalizimi Çuçi u përgjigj se eksperienca e vendeve të OECD flet shumë dhe nuk ka nevojë për studim të thelluar.

Bledi Çuçi: “90% e vendeve e OECD e kanë legalizuar. Këto vende me standard perëndimor e kanë të legalizuar jo vetëm për qëllime mjekësore e industrial por dhe për qëllime rekreative. Prandaj nuk ka nevojë për studim të thelluar në këtë pikë kur çdo vend perëndimor, po themi, tashmë e kanë të legalizuar dhe dihet ndikimi në ekonomi të kultivimit dhe përpunimit të kanabisit për qëllime mjekësore dhe industrial”

Por si do të kontrollohet?

Bledi Çuçi: “Do ta bëjmë me ligj të posaçëm që do të përcaktojë rregulla strikte për mënyrën si do mbillet. Licenca dhe bashkëpunimi me vende apo kompani të tjera të njohura që operoinë në këtë luftë. Disiplinimi me ligj do të jetë shumë strikt dhe nuk do ketë të bëjë fare me hapësirë për çdo kënd që do të mbjell kanabis”