Rritet bileta e transportit në mes të krizës së energjisë, vlonjatët: Po shkojmë në zero

40 lek, po aq sa në Tiranë do të kushtojë përdorimi i transportit urban në Vlorë nga data 1 Maj.  Për qytetarët, rritja çmimit është një tjetër e kosto e shtuar për buxhetet familjare në këto kohë krize.

Nga 1 Maji përdorimi i transportit urban në Vlorë do të kushtojë 40 lek.

Rritja e çmimit të biletës i bashkohet kostove të shtuara për qytetarët në këtë kohë vështirësish ekonomike.

"10 lekë ajo, 20 lekë buka, 30 lekë patatja, 20 lekë ajo tjetra edhe shkon në zero."

Transporti urban është pika e dobët e qytetit bregdetar.

Qytetarët thonë se shumë zona turistike nuk mbulohen fare me shërbim!

"Unë ri te fabrika e çimentos që nuk ka as rrugë, jo më transport."

Ndërsa në linjat ekzistuese, nuk ka orare. Gjithëcka varet nga kaosi i  trafikut në qytet.

"Iku autobusi, unë do rri 45 minuta."

"Këtu do presësh 1 orë. Tani vjen dhe sezoni i plazhit."

Bileta 40 lek ishte tjetër goditje për njerëzit me aftësi të kufizuara.

Hysen Muhameti si përfaqësues denoncon se kompanitë private nuk u njohin të drejtën e udhëtimit falas pasi nuk u njohin librezat.

"Është e vetmja nga bashki nga bashkitë e tjera të Republikës që personat me aftësi të kufizuara dhe invalidët e punës nuk ikin me autobusë."

Rritja 10 lek e biletës së transportit urban në Vlorë pason atë të rritjes me 100 lek të kostos së udhëtimit drejt qyteteve të tjera.