A u përmend emri i Berishës në takimin e Donfried me demokratët? Alibeaj: Folëm vetëm për çështje të rëndësishme

Zyrtarja amerikane, Karen Donfried ndodhej në Shqipëri për një vizitë zyrtare. Ajo zhvilloi takime me kryeministrin Rama si dhe përfaqësues të PD-së, Jorida Tabaku, Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi, zyrtarja shmangu takimin me përfaqësues të Komisionit të Rithemelimit.

Në një deklaratë për mediet, pas përfundimit të takimit, Alibeaj i pyetur nëse u përmend emri i Sali Berishës në takim, tha se u diskutuar vetëm për çështje të rëndësishme.

Alibeaj: Në takime diplomatike thuhen ato çështje të cilat janë të rëndësishme për Shqipërinë dhe për shqiptarët dhe sfidat që ne kalojmë. Besoj se në ato që ju thashë e kuptoni fare mirë që çështje të tilla si demokracia ,shteti i së drejtës, lufta me korrupsionin janë çështje të cilat i interesojnë shqiptarëve.

A u përmend emri i Berishës në takimin e Donfried me