Kjo është makina që shkaktoi aksidentin mbrëmë tek Stacioni i Trenit, humbi jetën i moshuari
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 29 Prill 2022, 14:33
Ora News siguroi foton e makinës që u përfshi në aksidentin që i mori jetën mbrëmjen e djeshme të moshuarit 73 vjeçar. Aksidenti u shënua pranë stacionit të trenit.
Makina me targa 835 TA ka shenja tek parakolpi dhe tek xhami i përparmë shkaktuar nga përplasja me të moshuarin.
Ka qenë ora orës 20:10, te Stacioni i Trenit, një mjet tip "Audi" me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin L. K., 73 vjeç"
Kamerat e sigurisë fokusuan mjetin.
Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë që makina rezulton në pronësi të shtetasit të identifikuar me inicialet G.K
Grupi hetimor po punon për identifikimin e drejtuesit të mjetit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.