Spitale me vetëfinancim, Manastirliu: Procesi do të nisë nga spitali Memorial në Fier
Qeveria ka vendosur të ndryshojë skemën e financimit dhe mbështetjes me projekte për spitalet. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu theksoi se sistemi po shkon drejt autonomisë financiare por dhe të asaj të performancës.
E për këtë vlerësimi do të bëhet përmes kartës së posaçme.
"Për të sjellë një model të ri të shërbimit spitalor në Shqipëri, mdoelin e autonomisë spitalore. Plotësohet në këtë kuadër ligjor nëpërmjet kartës së performancës, një kartë e cila plotësohet sipas kritereve të përcaktuara dhe që do të vendosen më vendim të Këshillit të Ministrave", tha Manastirliu.
Ministrja theksoi se sistemi do të nisë nga spitali i ri i Fierit dhe synon përmirësimin e shërbimit.
"Qëllimi kryesor i ligjit është përmirësimi i shërbimeve të kujdesit spitalor. Do të fillojë ky aplikim në spitalin memorial në Fier", tha ajo.
Sa i përket problemeve me ilaçet e munguara, Manastirliu thekson se gjithçka është e tejkaluar.
Nga investigimi i medieve u konstatua se prej dy vitesh katër medikamente për fëmijët e prekur nga tumori nuk disponoheshin në spitale.
