Ngjela kundër Ramës: Pa Kosovën, Ballkani i Hapur dështim. Si mund ti hapë kufijtë një shteti armik?!

Kryeministri Edi  Rama i rikujtoi sot BE se pavarësisht si shkon rrugëtimi europian ai do të vijojë me projektin e iniciuar nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Madje shtoi se me ndryshimet e fundit politike, do ti përsëritet ftesa edhe Malit të Zi. Por për avokatin Spartak Ngjela, ky projekt është i dështuar pa pjesëmarrjen e Kosovës.

Ngjela: Nuk ka vlerë. Po nuk pranoi Kosova dështon projekti. Lodhen kot. Është Rama këtu apo janë të tjerë nuk e di. E rëndë është nëse do pranohej Kosova, si mund të pranohet me një shtet që nuk e njeh? Është kot. Nëse ajo nuk pranon dështon projekti. Koha do të tregojë pse bëhet, Shqipërisë nuk i bën ndonjë gjë. Kosovën e dëmton se nuk njihet, i hap kufijtë një shteti armik nga i cili mezi është shkëputur me shekuj.

Nga ana tjetër Kosova po fut në sherr Serbinë me Rusinë. Vladimir Putin në përpjekje për të legjitimuar aneksinimin e Krimesë ka përmendur shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe njohjen nga gjykatat ndërkombëtare, gjë që bie ndesh me interesat e Serbisë.

Ngjela në Rtv Ora thotë se mes Kosovës dhe Krimesë nuk ka paralelizëm.

Ngjela: Serbia ka politikë injorantësh por ai e ka si paralelizëm: "Fakti që është njohur Kosova duhet të njihni dhe krahinat autonome që kërkoj unë". Çfarë ka këtu jashtë politikës? Vuçiç me kompani dëgjoni ju apo ato gazetat serbe? Nuk ka paralelizëm sepse për Kosovën është bërë luftë botërore, gjithë Perëndimi ja shkëputi për gjenocid. Putini e ka sulmuar Ukrainën pa asnjë shkak. Kosova është një shtet i pavarur shqiptar që ka marrë pavarësinë pas 300 vitesh apo më shumë luftë, ka shkuar drejt shfarosjes, kanë dashur ta eleminojnë si shoqëri dhe nuk ja arritën. Nuk ka paralelizëm. Ai kërkon ti vendosim në një plan: "Unë pranoj pavarësinë e Kosovës, ju pranoni atë të Krimesë". Vetëm Krimeja ka qenë në ato zona në Perandorinë Romake. Të tjerat ishin barbarë. Gjithë formacioni normal i qytetërimit rus ka ardhur nga kiev-rus. Ata kanë qenë të quajtur rusë. Ata kanë histori shumë të ndryshme nga ata që po kërkojnë ti pushtojnë. Do ta mbrojë deri në fund ose jo do ta shikojmë.