"I riu vdiq, ngjarja u fsheh”, avokatet: Punonjësit në ndërtim vetëm me një kapele në kokë

28 prilli  njihet si Dita Botërore e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, një ditë kjo që ka për qëllim ndërgjegjësimin dhe përqendrimin e vëmendjes te lëndimet, sëmundjet dhe vdekjet që mund të ndodhin me punonjësit në ambientet e punës. Është Organizata Ndërkombëtare e Punës e cila promovon krijimin e një sigurie globale parandaluese dhe të një kulture shëndetësore me përfshirjen e të gjithë njerëzve.

Sipas statistikave të bëra çdo vit nga Bashkimi Europian më shumë se 5500 njerëz humbin jetën e tyre si pasojë e aksidenteve të ndryshme të ndodhura në vendin e tyre të punës. Por ende mbetet shumë e vështirë që të përcaktohet ndikimi i sëmundjeve profesionale ndaj shëndetit, për këtë çështje nuk ka asnjë konsensus të të dhënave.

Të ftuara në studio të “Jeto me Orën”, përfaqësuesja e sindikatës së punës, Jona Vina dhe avokatja Bitilda Mehmeti, duke folur për temën deklaruan se duhet më tepë informacion për kushtet në punë duke shtuar edhe faktin se standardet në këto ambiente nuk plotësohen.

Jona Vina: Punonjësit e administratës janë më të informuar pasi janë më të arsimuar. Ata që kanë më tepër nevojë për sigurinë në punë, janë ata që kanë më pak informacion. Individi ndiqet nga kushtet dhe siguria në punë, që nga momenti i parë që shkon në punë.

Bitilda Mehmeti: Nuk plotësohet asnjë lloj standardi për sigurinë në punë. Kemi pasur raste kur raste inspektimi është bërë 5 herë sepse një ekspert mund të ketë marrë ryshfet. Shpesh manipulohen dhe fshihen provat, në raste edhe tjetërsohen. Personat enden në dyert e prokurorive. ISHP-ja ka shumë probleme sipas meje.

Jona Vina: Sindikatat dhe organizatat e tjera bashkohen për të mbrojtur të drejtat e punonjësve. Përtej detyrimeve të punëdhënësit dhe të drejtave të punëmarrësit, duhet të ketë një unitet.

Një punonjës ndërtimi edhe kur duhet të vendosin kapele, nuk e vendosin dhe e neglizhojnë. Duhen zbatuar detyrimet, duhet të ketë unitet.

Britilda Mehmeti: punëdhënësi duhet të njoftojë ISHP-në në raste fatale. Pas vdekjes në ambientin e punës, nëse punonjësi ka qenë i siguruar, familja merr një dëmshpërblim. Kam ndjekur rastet e humbjeve të jetë. Në shumicën e rasteve nuk merret dëmshpërblimi nga familja sepse provat tjetërsohen. Italia është shumë e përpiktë për aksidentet në punë.