Zyrtarja e Dash në tryezë me Varhelyi para se të takohet me Ramën e Alibeajn. E shoqëron dhe Kim

Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike Karen Donfried dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar mbërritën sot në Shqipëri dhe u takuan me Komisionerin Europian për Zgjerimin Oliver Varhelyi.

Ata kanë zhvilluar takim përpara se Varhelyi të takonte Kryeministrin Edi Rama dhe Enkelejd Alibeajn. E pranishme në takimin e tyre ka qenë edhe ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim.

Mësohet se zyrtarët e BE-së dhe SHBA, kanë folur në lidhje me luftën në Ukrainë, ku kanë rënë dakord se pushtimi i pajustifikuar i Ukrainës nga Rusia e ka bërë integrimin edhe më urgjent.

Po ashtu ata kanë diskutuar edhe mbi prioritetin e përbashkët të integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian.

Donfried rikonfirmoi mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe tha se SHBA mbetet e angazhuar për të punuar me partnerët shqiptarë dhe të BE-së për të siguruar reformën në drejtësi në Shqipëri dhe rrugën e suksesshme drejt Bashkimit Europian.

Zyrtarja e Dash në tryezë me Varhelyi para se të takohet me