Tabaku takohet me Varhelyi: Korrupsioni shtetëror problem, opozita mbështet anëtarësimin

Kryetarja e Këshillit të Integrimit, Jorida Tabaku është takuar ditën e sotme me Komisionerin për Zgjerim, Oliver Varhelyi.

Mësohet se në qendër të diskutimit ishte progresi i Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimit Europian, ndërsa Tabaku ka shprehur shqetësimin se qeveria është e papërgatitur për nisjen e negociatave, pasi ende mungojnë strukturat.

Ajo tha se komisioni që ajo drejton ka thërritur në dëgjesë të gjitha strukturat e përfshira në këtë proces, pasi ka një mungesë raportimi periodik nga ato.

Gjatë takimit Tabaku theksoi se edhe pse një nga kushtet për tu përmbushur, korrupsioni mbetet një problematikë, tashmë e përhapur në çdo hallkë të shtetit.

Ajo përmendi raportin e fundit të Departamentit të Shtetit si një tregues i mungesës së luftës kundër korrupsionit.

Në përfundim të takimit, Tabaku shtoi se opozita është në mbështetje të anëtarësimit të Shqipërisë dhe pse ne nuk i kemi përmbushur kushtet dhe se PD kërkon zhvillimin sa më parë të Konferencës së Parë Ndërqeveritare.