Ristani: Ndryshimet në statut dhe Këshillit Kombëtar çështjet më të rëndësishme të Kuvendit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Prill 2022, 21:20
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, ish-deputeti demokrat Arben Ristani u shpreh se PD u përfshi në një krizë shumë të thellë e dyta pas vitit 1997.
Sipas tij, ndryshimet në statutin e PD-së dhe zgjedhja e Këshillit Kombëtar janë çështjet më të rëndësishme të Kuvendit.
Ristani: PD u përfshi në një krizë shumë të thellë e dyta pas vitit 1997. Faktorët janë të njëjtë. U krijua një frymë autokratike brenda PD. Kriza filloi të zgjidhej me kuvendin e 11 dhjetor. Në kuvendin e 30 prillit PD do të riformatohet.
Pas Kuvendit zgjedhim këshillin, më pas kryetarin dhe kryesinë. Ndryshimet në statut dhe zgjedhja e Këshillit Kombëtar janë çështjet më të rëndësishme të Kuvendit.
