Aksident në Tiranë, "Audi" përplas këmbësorin te ish-Stacioni i Trenit, 73-vjeçari vdes në spital

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur te ish-Stacioni i Trenit ku një makinë ka përplasur një këmbësor.


"Më datë 28.04.2022, rreth orës 20:10, te Stacioni i Trenit, një mjet tip "Audi" me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin L. K., 73 vjeç" njoftoi policia.

I plagosuri ka ndërruar jetë në spital.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e drejtuesit të mjetit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.