I tha Spahos Profesor, ish-ministrja bezdiset nga Rama: Mund ti drejtohesh Zotëri…, më shumë fake se të vërtetë

Përdorimi pa kriter nga politika por jo vetëm i titujve akademikë nuk i ka lënë shije të mirë ish-ministres Ermelinda Meksi.

Në një reagim për situatën e sotme në seancën plenare ku kryeministri Rama ju drejtua deputetit të opozitës Edmond Spaho "Profesor", Meksi thotë se ai nuk e mban zyrtarisht titullin.

Sipas saj ka një deshire inflacioniste per te perdorur tituj shkencore edhe kur keta mungojne.



Meksi: Degjova Kryeministrin ti drejtohej i zhgenjyer per pozicionin antiamerikan nje deputeti te opozites duke e quajtur "Profesor".megjithese deputeti ne fjale nuk e mban  zyrtarisht titullin.

Ka nje deshire nflacioniste per te perdorur tituj shkencore edhe kur keta mungojne.

Sigurisht mbajtja e titullit apo gradave shkencore perfaqeson nje vlere intektuale te personit qe e mban.

Ashtu sic eshte antivlere edhe grada apo titulli shkencor perfituar pa-merite dhe me punime jo origjinale ,pa asnje vlere te shtuar ne fushen perkatese.

Nderkaq ka intelektuale, qe megjithese nuk e moren zyrtarisht kete titull rrezatojne dituri me vepren e madhe te shkruar prej tyre.

Misherim i ketij modeli per mua ka qene Moikom Zeqo .

Kushdo tjeter qe pranon te quhet profesor (qofte e mesimedhenes) kur nuk eshte mbartes i vertete i titullit ,ndihmon ne zhvleftesimin e kuptimit te tij.

Ne respekt te moshes disa njerezve mund t'u drejtohemi me Zoti apo Zonja por jo Profesor .

Perndryshe zhgenjimi ndaj  fake(fals) profesoreve do vijoj te rritet.

Rritja e numrit te  fake profesoreve ecen ne menyre te zhdrejte me vleresim e mendimit te atyre te vertete.