Paloka: Rama me anë të presionit kërkon emërimin e opozitën, duan Alibeajn në krye të PD-së
Deputeti Edi Paloka, i pyetur se nëse do të ndikojë vendimi i Gjykatës pasi kjo e fundit pranoi animimin e Enkelejd Alibeaj për rrëzimin e Kuvendit të 11 dhjetorit, tha se Sali Berisha dhe Komisioni i Rithemelimit janë shumica absolute në PD.
Në një intervistë për Ora News, Paloka tha se Edi Rama me presionin që përdorë kërkon që të emërojë opozitën dhe Enkelejd Alibeajne.
Edi Paloka: Sali Berisha dhe Rithemelimi, janë shumica absolute në PD. U konfirmua në çdo mënyrë ajo që ishte thënë edhe më parë, por që mori konfirmimin përfundimtar më 6 mars, që shumica e PD-së, ishte pozicionuar me Komisionin e Rithemelimit. Dhe nëse Edi Rama duke përdorur mekanizmat e presionit do kërkojë që ta emërojë opozitën, siç ka bërë dhe siç është shprehur qartazi edhe në këto ditët e fundit.
E ka thënë Rama, nëkëmbëshi i tij Balla se nuk njohin dhe nuk duan opozitë Sali Berishën. Duan në opozitë Enkelejd Alibeajn. Pra kemi të bëjmë me një emërim të opozitës nga pushteti dhe kjo mund të shkojë mbase edhe në Gjykatë. Unë kurrë nuk e kam konsideruar vendimin e Gjykatës si gjënë më të rëndësishme në këtë aspekt. Nuk është as Gjykata, as ambasadorët dhe askush tjetër që të vendos se kush është PD-ja dhe nga kush do të drejtohet.
Ai tha se çfarëdo lloj vendimi që të marrë Gjykata që sipas tij është nënpresionin e Ramës dhe ambasadorëve nuk ka asnjë vlerë.
Edi Paloka: Çfarëdo lloj vendimi që të marrë një Gjykatë e kontrolluar nga Rama apo e urdhëruar dhe nën presionin e ambasadorëve asnjë vlerë nuk ka praktike. PD nuk është një copë letër me bojë sipër. Janë anëtarët që e bëjnë PD-në.
