Dronët e policisë në kërkim të kanabisit, Ora News siguron videon e kontrollit të një zone të dyshuar
Prej kohësh policia e shtetit ka aktivizuar dronet në të cilën bën kqyrjen e territorit me qëllim evidentimin e lëndëve narkotike.
Ora News ka siguruar videon nga nje aksion policor ku efektivët kishin dyshime se mund të ishte mbjellur me kanabis sativa.
Përveç kontrollit nga ajri efektivet kanë kryer edhe monitorime të tjera. Këto kontrollë vijnë pas urdhrit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ministrit Bledi Çuçi.
Nga mesi i muajt maj në ndihmë ta policisë do të vijë edhe Guarda di Finanza, e cila do të fillojë fluturimet aty ku efektivët tanë kanë dhënë kordinatat për bimët narkotike.
Në fundjavë pritet që policia të mësyjë drejt lumit të Vlorës e më pas në zonën e Dukagjinit më qëllim identifikimin e zonave ku dyshohet se është kultivuar kanabis.

