Peticioni online kundër ambasadores Yuri Kim, Ngjela: Turp! Tendencë e Beogradit
Për herë të parë në Shqipëri, është shpallur një peticion online kundër ambasadores së Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim.
Peticioni është krijuar në faqen e njohur change.org dhe titullohet “Enough is enough”, në shqip “Mjaft është mjaft!”
Avokati Spartak Ngjela i ftuar në Rtv Ora me gazetaren Beti Njuma e cilëson një lëvizje antishqiptare dhe e ka dhe një ide se kush qëndron pas tij.
"Turp! Është tendencë e Beogradit. Nuk di kush qëndron pas tij por në historinë tonë këto i ka krijuar Beogradi. Është lëvizje antishqiptare".
Në peticion thuhet se “Qëndrimet e Znj. Yuri Kim bien ndesh jo vetëm me statusin e saj diplomatik dhe nenin 41 të Konventës së Vjenës, por kanë cënuar fort aftësinë e vendit për të pasur një opozitë serioze ndaj një qeverie që vetë Departamenti Amerikan i Shtetit në raportet e veta, e klasifikon thellësisht të korruptuar. Intimidimi i vazhdueshëm ndaj forcave opozitare, ndërhyrja në procesin e tyre te votimeve te brendshme apo trysnia që i bëhet drejtësisë nga Znj. Kim janë shumë shqetësuese pasi minojnë demokracinë dhe rrezikojnë stabilitetin e vendit.”
Në peticion ka edhe një kërkesë për DASH.
“Si qytetarë shqiptarë dhe miq të Shteteve të Bashkuara të Amerikës i kërkojmë Departamentit Amerikan te Shtetit që përfaqësuesja e SHBA në Shqiperi, Znj. Yuri Kim ti përmbahet statusit diplomatik dhe të ndalojë menjëherë ndërhyrjet brutale në politikën e brendshme dhe institucionet shqiptare!
