Ju flet Moska - Takimi i Yuri Kim me Suden, paralajmërim i non grata për Aleksandër Meksin
Takimi i Yuri Kim me Suden, paralajmërim i non grata për Aleksandër Meksin ishte tema e kësaj të enjteje në “Ju flet Moska” në RTV Ora, nga Kastriot Myftaraj.
Myftaraj: Ambasadorët e huaj janë takuar më shumë njerëz dhe bëjnë lajm edhe pse nuk janë takime protokollare.
Ka ndodhur një takim me një personazh të tranzicionit të Shqipërisë. Me Suden, që ka qenë një fajdexhesë apo më mirë një aktore që u përdor për një skemë huamarrjeje piramidale.
Çfarë paralajmëron ky takim sepse është paralajmëruar nga SHBA-ja se do të ketë të tjerë non grata në vendin tonë.
Në këtë kuptim ka një logjikë mes Sudes dhe Yuri Kimit. Meqë Sali Berisha është shpallur person non grata, normalisht duhet të futet edhe ish-kryeministri i tij.
Aso kohe kur ka qenë president, ai ka pasur kryeministër Aleksadër Meksin.
Po dyshohet në Tiranë se kjo puna e non gratave po bëhet me para. Ka një listë me ata që do të shpallen non grata dhe paguhet që të hiqen nga kjo listë. Është ndjerë rreziku pasi u shpall Berisha.

