Edi Paloka zbulon agjendën e Kuvendit Kombëtar të 30 prillit

Deputeti i PD-së Edi Paloka, ka folur në lidhje me Kuvendin Kombëtar që do të mbahet me 30 prill.

Paloka në një intervistë për Ora News, tregoi se si do të jetë agjenda e këtij Kuvendi. Ai tha se fillimisht do të nisin me disa ndryshime statutore dhe më pas do të fillojnë fjalimet dhe diskutimet mes anëtarëve të PD-së.

Edi Paloka: Gjithëpërfshirja që nga moment i parë që kur kemi hapur këtë proces. Pas 6 marsit, ne kemi kërkuar gjithëpërfshirjen në këtë proces dhe të atyre që më deri më 6 mars kishin një pozicion tjetër. Një nga arsyet që shtymë dhe Kuvendin e 22 marsit, ishte pikërisht përfshirja e asaj pjese që deri në atë moment nuk ishte e përfshirë në këtë proces. Më 30 prill do të  nisim me disa ndryshime statutore,të cilat kanë si qëllim kryesor përfshirjen jo vetëm të deputetëve që ishin në mbështetje të Bashës, por edhe disa rregullime të tjera që kanë ardhur si propozime qoftë nga baza.

Paloka u shpreh se një ndryshim në statutin e PD, do të jetë përfshirja e të gjithë deputetëve.

Edi Paloka: Një ndryshim tjetër në statut do të jetë përfshirja në Këshillin Kombëtar të të gjithë deputetëve. Më pas do të procedojmë me votimin për Këshillin e Ri Kombëtar të PD-së dhe sigurisht më pas do të zhvillohet axhenda, me fjalime e diskutime. Ulja e numrit të anëtarëve të Këshillit Kombëtar, mund të pësojë një modifikim, për përfshirjen e deputetëve.

Ndër të tjera ai zbuloi se data 21 ose 22 Maj do t’I propozohet Kuvendit për zgjedhjen e kryetarit të PD. Sipas tij Kuvendi do përcaktoj datën për kreun e ri të kësaj partie.

Edi Paloka: Data për zgjedhjen e kryetarit të PD-së është diskutuar mbrëmë dhe është vendosur t’i propozohet Kuvendit data 21 ose 22 Maj, dhe pastaj do të vendos Kuvendi nëse është dakord ose. Këshilli do të nxjerrë  Kryesinë e PD, e cila do të marrë përsipër drejtimin e PD-së.

Komisioni i rithemelimit ka përfunduar zgjedhjet për krerët e partisë demokratike në rrethe, ndërsa procesi është shtyre në vetëm 2 degë, në Malësinë e Madhe dhe në degën 21 në kryeqytet.

Albana Vokshi tha se në këtë proces votuan rreth 39 mije e 50 demokratë, rreth 400 demokrat më pak se në referendumin e 18 dhjetorit.

Interistoi Arnold Kariqi, përgatiti Anila Kolgjini.