Baçi: Për incineratorin e Fierit kopsiten vetëm letra, punëtorët pa paga
Deputeti demokrat, Luan Baçi, përcolli shqetësimin e punëtorëve të incineratorit të Fierit për mosmarrjen e pagave.
Ai tha se saga e tyre vazhdon dhe pse incienratori tani është në administrim shtetëror.
Luan Baçi: Do përqëndrohem te kontrata e incineratorit të Fierit.Kontrata e lidhur në 2017 që duhet të përfundonte në 2018 nuk u zbatua dhe për rrjedhojë incineratori nuk djeg dhe për rrjedhojë nuk prodhon as energji.
Në këtë megaskandal vetëm kopsiten letra në disa kompani fantazmë me pronarë në kërkim ndërkombëtar, pronarë që firmosin pagesa fiktive me parët e buxhetit të shtetit në shumën e 26 milion eurove.
Kësaj situate flagrante i shtohet denoncimi i shumë punonjësve që nuk marrin asnjë pagesë por vetëm mashtrohen nga pushteti lokal dhe ndonjë përfaqësues i oligarkëve të energjisë që vjen dhe i takon nga Tirana.
Punonjësit e këtij incineratori vazhdoni ti gënjeni dhe mashtroni. Tani i gënjeni dhe mashtroni ju se incineratori nuk është më në juridiksionin dhe administrimin e pronarëve. Pronarët janë fshehur, i keni shpallur në kërkim.
Administrohet nga shteti dhe mesa di nga të dhënat e punonjësve administrohet nga një njeri që ka administruar dhe firmat piramidale pas vitit '97-të.

