Kategoria Superiore, ndryshon vendi dhe ora e derbit

Ndryshon orari dhe stadiumi por jo dita e ndeshjes. Për javën e 31 të Kategorisë Superiore bëhet një modifikim në kalendar që ka lidhje të drejtëpërdrejtë me derbin Partizani-Dinamo.

Fillimisht ishte njoftuar që ndeshja në fjalë do të luhej të premten në 19:45 në Elbasan por të kuqtë e kanë zhvensosur në po të njëjtën ditë por në 16:45 në "Selman Stermasi".

Të premten do të luhen edhe ndeshjet Laçi-Tirana dhe Teuta-Kukësi, ndersa të shtunën Vllaznia-Skënderbeu dhe Kastrioti-Egnatia.