Dybala drejt Barcelonës? Dani Alves bëhet “mblesë”
Me Juventusin kapitull të mbyllur, Paulo Dybala ka nisur të vlerësojë ofertat që kanë mbërritur në adresën e argjentinasit, i cili kërkon gjithë kohën e duhur për të marrë një vendim që do të vendosë shumë edhe për karrierën e tij.
Në qershor do të jetë lojtar i lirë dhe radha është e gjatë për ta joshur argjentinasin edhe pse vetëm pak klube mund të jenë në garë realisht. Një prej tyre është sigurisht Barcelona që kërkon ta largojë nga “radari” i Interit, pasi zikaltërit janë gati të bëjnë një hap përpara me 6 milionë euro në sezon.

Situata është nën monitorim edhe nga Tottenham, PSG e Atletico Madrid edhe pse në një postim në rrjetet sociale, miku i tij Dani Alves i ka bërë thirrje publike që ai të veshë fanellën “blaugrana” duke publikuar shkëmbimin e fanellave me numrin 10.
Për katalanasit në krizë financiare, transferimii Dybalas me parametra zero do të ishte një goditje me vend pasi tifozët e kanë ende në kujtesë paraqitjen e e vitit 2017 në gjysmëfinalen e Champions League. Postimi i brazilianit është për t’u marrë seriozisht në konsideratë pasi Dani Alves është mandatuar edhe nga presidenti Laporta për të lobuar tek lojtarët që ekziston mundësia për t’i transferuar në “Camp Nou”.
