Historia e trishtë dhe vdekja tragjike e ish-drejtuesit të FIA-s, Max Mosley

Max Mosley, një njeri kontrovers, i kritikuar por edhe një drejtues i zoti. Njeriu që drejtoi për shumë vite Formula 1 por edhe FIA-n (1993-2009) i dha fund jetës në vitin 2015. Ai u gjet pa jetë në apartamentin ku u vetëvra me një armë zjarri. Vendimiin fatal e mori pasi sëmundja e kancerit kishte avancuar dhe mjekët i bënë me dije se i kishin ngelur vetëm pak javë jetë.

Mosley, baba i një djali, ishte anëtar Unionit Britanik Fashist dhe Hitlerian, ndërsa qëndroi në krye të FIA-s për plot 16 vjet. Biznesmen dhe ish-pilot garash, gjatë periudhës në nivelet e larta drejtuese të Formula 1, u bë një nga armiqtë më të mëdhenj të lirisë së shtypit pasi tabloidi i Rupert Murdoch, “News of the World” publikoi skandalin e orgjive sadomazokiste.

Historia e trishtë dhe vdekja tragjike e ish-drejtuesit të FIA-s, Max

Në betejën e gjatë me tabloidet dhe mediat britanike e ato ndërkombëtare, Mosley shpenzoi një pjesë të madhe të pasurisë së tij ndërsa në vitin 2008 arriti të fitonte gjyqin me “News of the World”.

Historia e trishtë dhe vdekja tragjike e ish-drejtuesit të FIA-s, Max

Prindërit e tij, Sir Oswald Mosley dhe Lady Diana Mitford vendosën kurorë në një ceremoni të zhvilluar në shtëpinë e shefit të propagandës naziste, Joseph Goebbels, ndërsa pas Luftës së Dytë Botërore ata u burgosën për shkak të propagandës që kishin bërë në favor të gjermanëve.

Historia e trishtë dhe vdekja tragjike e ish-drejtuesit të FIA-s, Max

Natën përpara vetëvrasjes, Mosley njoftoi kujdestarin e shtëpisë së tij se “kishte jetuar mjaftueshëm”, ndërsa takoi për herë të fundit edhe bashkëshorten Jean me të cilën ndante një shtëpi por jo të njëjtën dhomë. Në krah të trupit të pajetë u gjet nje letër me mbishkrimin “Nuk kisha asnjë zgjidhje tjetër”.

Historia e trishtë dhe vdekja tragjike e ish-drejtuesit të FIA-s, Max

Karrierën në Formula 1 e ndërtoi në hijen e pronarit Bernie Ecclestone ndërsa në vitin e vdekjes së Ayrton Senna-s, ai ishte në drejtim të sportit më spektakolar të shpejtësisë. Gjatë periudhës së drejtimit të Formula 1, kostot e skuadrave u rritën në mënyrë të frikshme ndërsa arritjet e tij më të mëdha lidhen me ndryshimet rrënjësore që frymëzoi për të rritur sigurinë e pilotëve.