Gjysmëfinale e çmendur/Man. City dhe Real Madrid e lënë të hapur pas 7 golave. Benzema i pandalshëm! (Video)

Kartolinë më të bukur për një gjysmëfinale nuk mund të pretendonte askush, Manchester City-Real Madrid ishte një ndeshje që thjesht duhej shijuar, jo vetëm për golat e shënuar por për emocionet, përplasjet duelet dhe Karim Benzema, njeriun që në 10 ndeshje të UEFA Champions League këtë sezon ka sigluar 14 gola.

4-3 u mbyll akti i parë i superduelit anglo-spanjoll ku Pep Guardiola "flirtoi" disa herë me një rezultat edhe më të thellë por Carlo Ancelotti u mbështet te eksperienca, klasi i Modric dhe fuqia e teknika e Benzema për të mbajtur gjallë Realin e Madridit që e nisi ndeshjen me dy gola të shpejt ku fillimisht De Bruyne ishte protagonist si me asist dhe më pas me gol.

Gjysmëfinale e çmendur/Man. City dhe Real Madrid e lënë

“Cizitens” rrezikuan ta thellonin  avantazhin por Benzema në kohën dhe vendin e duhur rindezi Realin. Pjesa e dytë u projektua menjëherë spektakolare ku Foden shënoi golin e tretë ndërsa Vinicius jr. të ritheu sërish Realin në lojë por Bernardo Silva u duk se i mbylli llogaritë madje City rrezikoi të shtonte marshin dhe golin e pestë por Benzema nga penalltia ngushtoi sërish rezultatin që premton një tjetër ndeshje të paparashikueshme në “Santiago Bernabeu” një javë më vonë.