Mario Draghi më 10 Maj vizitë në SHBA
Kryeministri italian Mario Draghi më 10 maj do të udhëtojë për një vizitë pune në SHBA.
Ai do të zhvilloj një takim dypalësh në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin amerikan Joe Biden.
"Do të jetë mundësia për të riafirmuar miqësinë historike e partneritetin e fortë mes dy vendeve", shkruan zyra e shtypit e Kryeministrit italian.
Në qendër të takimit do të jetë koordinimet me aleatët e masat e mbështetjes ndaj popullit ukrainas, e përpjekjet për të ndalur sulmin e pajustifikueshëm të Rusisë.
Gjatë takimit Biden-Draghi do të diskutohet dhe mbi marrëdhëniet ekselente dypalëshe e lidhjen transatlantike mes dy vendeve.
Kjo vizitë pune e kryeministrit Mario Draghi, do të ketë në agjendë dhe bashkëpunimin mes Italisë e SHBA, për menaxhimin e sfidave globale, sigurinë energjitike ndaj kushteve të ndryshimeve klimatike, si dhe lancimin e ekonomisë e zhvillimin e sigurisë transatlantike,
Dy liderët do të përballojnë dhe çështje rajonale si dhe përgatitjet e samiteve G7 e të NATO-s që do të zhvillohen në qershor të këtij vitit.

