Një tjetër zyrtar largohet nga Rusia, bashkohet të luftojë përkrah forcave ukrainase

Zëvendëspresidenti i kompanisë Gazprombank, ka njoftuar se është larguar nga Rusia për të luftuar përkrah forcave ukrainase.

Igor Volobuev, është zyrtari i katërt i lartë që largohet nga Rusia për t’u bashkuar forcave ukrainase.

Volobuev saktësoi se ai u largua nga Rusia më 2 mars dhe iu bashkua forcave të mbrojtjes territoriale të Ukrainës. 

"Unë nuk mund të shikoja se çfarë po i bënte Rusia atdheut tim," tha Volobuev, i lindur në qytetin verilindor të Ukrainës, Okhtyrka.