Dridhja e dorës e ' pakontrolluar' e Putin, e njëjtë me shenjat e sëmundjes të Hitlerit (VIDEO)

Mes thashethemeve për shëndetin e  dobët të Vladimir Putin, një video që është publikuar së fundmi tregon dridhjet e dorës së Vladimir Putin ndërsa përshëndet  liderin e Bjellorusisë Alexander Lukashenkon . 

Video e cila është filmuar në shkurt para pak pushtimit të Ukrainës, trego momentin kur Putin i dridhet dora në mënyrë të pakontrollueshme.

Presidenti rus, në mënyrë që të mos dallohej  e ka  mbështetur për gjoksi ku dhe ka ndaluar dridhjen.

Kjo nxiti spekulime të mëtejshme për gjendjen e tij shëndetësore pasi pamjet dhe imazhet tregonin fytyrën e tij të fryrë dhe qëndrimin e shtrirë.

Sipas mediave të huaja, gjendja shëndetësore e Putin është e njëjtë me atë të Adolf Hitlerit, ndërsa Gjermania përballej me humbjen totale në Luftën e Dytë Botërore. 

Një video e cila në një laborator filmi në Gjermaninë Lindore në vitet 1970, tregoi dorën e majtë të liderit nazist duke u dridhur fuqishëm teksa ai e mbante pas shpine ndërsa përshëndeste oficerët ushtarakë.

Shumë historianë dhe ekspertë besojnë se Hitleri vuante nga sëmundja e Parkinsonit në kohën kur u filmua video. Gjendja pengon kontrollin e muskujve dhe dëmton lëvizshmërinë.  

Krahasimet e pamjeve të filmuara në 1940 dhe 1944 treguan se si lëvizshmëria e Hitlerit kishte rënë gjatë rrjedhës së luftës. 

Përveç dëmtimit të proceseve të të menduarit, Parkinson mund të dëmtojë qëndrimin dhe kontrollin e muskujve. 

Duket që edhe Putin ka të njëjtën sëmundje, por megjithatë ende nuk është e sigurt.