Nuk ka marrëveshje për bisedime mes Putin dhe Zelensky
Ndihmësi i presidentit ukrainas, Mykhailo Podolyak, është shprehur se nuk është arritur asnjë marrëveshje që presidentët ukrainas dhe rus,Volodymyr Zelensky e Vladimir Putin, të diskutojnë luftën në Ukrainë, pavarësisht përpjekjeve të Turqisë për të organizuar bisedime.
Podolyak tërhoqi vëmendjen për rritjen e armiqësive në Ukrainën lindore dhe përpjekjet ruse për të "shkatërruar plotësisht" qytetin port jugor të Mariupolit.
Ai nuk e pranoi se Ukraina ishte përgjegjëse për incidentet, që kanë ndodhur.
“Herët a vonë borxhet do të duhet të shlyhen”- tha ai.
Më herët sot, guvernatori i rajonit të Belgorodit të Rusisë, Vyacheslav Gladkov, tha se një depo armësh është shkatërruar në Staraya Nelidovka, që ndodhet 20 km (12 milje) nga kufiri ukrainas.

