Humbën jetën 66 persona, shkak për rrëzimin e avionit në Mesdhe u bë cigarja e duhanit

66 persona mbetën të vrarë nga rrëzimi i avionit në Mesdhe në Maj të vitit 2016.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se shkak për rrëzimin e  avionit është bërë ndezja e një cigareje nga piloti.

Piloti në bordin e fluturimit MS804 të EgyptAir ndezi një cigare në kabinë, duke shkaktuar që oksigjeni të rrjedhte nga një maskë emergjente, e cila nisi të digjej.

Kjo bëri që maska ​​të lëshonte oksigjen, duke krijuar një situatë shumë të paqëndrueshme. Si pasojë është krijuar një zhurmë, e më pas avionin ka përfunduar në det.

Raporti i ekspertëve është dërguar në Gjykatën e Apelit në Paris.

Një pilot me përvojë tha se kapiteni i aeroplanit Mohamed Said Ali Ali Shoukair duhet ta kishte kontrolluar maskën përpara nisjes.

“Kur futemi në kabinë, ndër kontrollet që bëjmë përpara nisjes është të kontrollojmë rrjedhën e oksigjenit në maska”, tha piloti italian Daniele Veronelli për Corriere Della Sera.