"Ndërprerja e furnizimit me gaz është një instrument shantazhi", BE: Kemi plane emergjence

Vendimi i Rusisë për të ndaluar dërgimin e gazit për klientët në Evropë është një "instrument shantazhi", thotë shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Lëvizja është e "pajustifikuar dhe e papranueshme", shton ajo.

Von der Leyen tha se vendet anëtare të BE-së kanë plane emergjence për këtë skenar dhe Komisioni Evropian është në kontakt të ngushtë me ta për të siguruar dërgesat alternative.

Një takim i grupit të koordinimit të gazit po zhvillohet për të hartuar përgjigjen e koordinuar të BE-së, shton von der Leyen.

"Ne gjithashtu do të vazhdojmë të punojmë me partnerët ndërkombëtarë për të siguruar flukse alternative dhe unë do të vazhdoj të punoj me liderët evropianë dhe botërorë për të garantuar sigurinë e furnizimit me energji në Evropë," thotë ajo.

“Evropianët mund të mbështeten plotësisht te ne”.