VIDEO/ Fitoi mandatin e dytë, Macron sulmohet me domate në Paris
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Prill 2022, 15:48
Pak ditën pasi fitoi mandatin e dytë si president i Francës, Emmanuel Macron është përballur sot me një incident.
Mediat e huaja, bëjnë me dije se gjatë një vizite në një treg në periferi të Parisit, presidenti i rizgjedhur është sulmuar me domate.
Në një video që është publikuar në rrjetet sociale, shihet se një person nis të hedë perimet në drejtim të Macron. Pikërisht në këtë moment kanë ndërhyrë truprojat e tij, të cilët kanë hapur një çadër për ta mbrojtur. Ndërkohë, asnjë prej domateve nuk e preku, dhe presidenti francez turneun e tij normalisht.
Kjo ishte dalja e parë publike e tij që nga raundi i dytë i zgjedhjeve të dielën, më 24 prill.
???????????? ???????????? Macron pelted with tomatoes near Paris pic.twitter.com/6TW03V5kRG
— Der politische Kater! ???????????????????????????????? (@GrunkohlProblem) April 27, 2022