Putin: Donbasi është si Kosova
Presidenti Vladimir Putin ka ngritur alibinë e tij për të ashtuquajturat republika popullore në rajonin e Donbasit, duke e krahasuar pavarësinë e tyre me atë të Kosovës. Këto komente Putin i bëri gjatë takimit me shefin e OKB-së i cili ia tha se Kosova sipas organizatës është pjesë e Serbisë.
Presidenti rus Vladimir Putin i ka thënë shefit të OKB-së, Antonio Guterres se i krahason të ashtuquajturat republika popullore në rajonin e Donbasit në Ukrainë me pavarësinë e Kosovës.
Ndërsa ishin duke folur për situatën humanitare në Ukrainë, Putin i tha Guterres se i njohu dy rajonet Donetsk dhe Luhansk si entitete të pavarura duke u bazuar në precedentin e Kosovës.
Putin: Më kujtohet shumë mirë vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, i cili thotë se asnjë shtet nuk është i detyruar të kërkojë leje për të deklaruar sovranitetin e tij.
Kreu i OKB-së, Guterres i tha shefit të Kremlinit, se as Organizata e Kombeve të Bashkuara nuk e njeh Kosovën dhe madje e sheh atë si pjesë të territorit të Serbisë.
Sipas Putin, precedenti ligjor për Pavarësinë e Kosovës ekziston ende, pasi ajo u njoh gjerësisht nga perëndimit.
Putin: Shumë shtete në botë, duke përfshirë edhe kundërshtarët tanë në Perëndim, e kanë njohur Kosovën. Ne bëmë të njëjtën gjë në lidhje me republikat e Donbasit.
Sipas presidentit Putin, të ashtuquajturat republika popullore i kërkuan Moskës ndihmë ushtarake, të cilën ajo e dha përmes operacionit special në Ukrainë, megjithëse ofensiva nuk u përqendrua vetëm në lindje por në të gjithë territorin e vendit.
