Gazprom ndërpreu furnizimin me gaz, Polonia: Ia dalim dhe pa të. Bullgaria: Armë politike
Bullgaria dhe Polonia kanë reaguar mbi vendimin e Rusisë për të ndërprerë shpërndarjen e gazit, pas refuzimit të kërkesës për të paguar në rublat ruse.
Bullgaria tha se tashmë ajo e ka bërë pagesën e plotë për dërgesën e muajit prill dhe se Rusia po shkel rregullat e kontratës së tyre.
"Për momentin gazi po përdoret si një armë politike dhe ekonomike në luftën që po ndodh", tha Ministri bullgar i Energjisë Alexander Nikolov, citon BBC.
KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE
Ai shtoi se Bullgaria është krah qëndrimit të BE që vendet europiane të mos fillonin të paguanin për dërgesat e tyre në monedhën ruse (rubla).
Rrjeti shpërndrës energjetik polak PGNiG ka konfirmuar tashmë se është ndërprerë shpërndarja e gazit rus në vend.
PGNiG ka importuar më shumë se gjysmën e gazit nga Gazprom në 3 muajt e parë të vitit.
Pas ndërprerjes së shpërndarjes, ai thotë se Varshava mund të gjejë dhe burime të tjera alternative për sigurimin e gazit pa u prekur nga vendimi i Gazprom-it.
Rrjeti energjitik polak tha se rezervat e gazit nëntokësor ishin në masën 80 % dhe me afrimin e verës dhe kërkesat do të ulen.
