Çifti kosovar vritet me thikë në apartamentin e tyre në Francë

Një çift i kosovar është gjetur i vdekur në ndërtesën ku jetonte në Epinal të Francës, mëngjesin e së martës, 26 prill 2022.

Disa media franceze lokale duke cituar burime nga policia shkruajnë se burri dhe gruaja nga Kosova janë gjetur të vrarë me thikë.

Trupat e pajetë janë gjetur në banjon e apartamentit ku ata jetonin me fëmijët.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Trupat e pajetë të tyre u gjetën nga fëmijët të cilët të shokuar janë dërguar në spital.

Janë ende të paqarta shkaqet dhe rrethanat e vdekjes së çiftit, i tha prokuroria AFP.  Prokurori Frédéric Nahon konfirmoi se hetimet vijojnë. Nuk kemi asnjë hipotezë" tha ai.

Ende nuk dihet mosha e çiftit, prindër të 7 fëmijëve nga mosha 5 - 21 vjeç. Sipas France Bleu Sud Lorraine, 4 nga 7 fëmijët kanë qenë atje kur policia kishte mbërritur dhe gjetur trupat e pajetë.