Pse Rusia ndërpreu furnizimin me gaz për Poloninë dhe Bullgarinë?
Rusia ka ndërmarrë sanksionet që premtoi ndaj vendeve jomiqësore të saj. Të mërkurën kompania shtetërore ruse Gazprom ka ndërprerë furnizimin me gaz natyror të lëngshëm për Bullgarinë dhe Poloninë pasi këto dy vende të Bashkimit Evropian refuzuan të paguanin në monedhën e rublas.
Moske- Furnizuesi kryesor i gazit rus natyror të lëngshëm Gazprom ka njoftuar se ka ndërprerë furnizimet me karburant për Bullgarinë dhe Poloninë, pasi dy vendet e Bashkimit Evropian refuzuan t’i paguanin importet Moskës në monedhën Rubla.
Sipas njoftimit të kompanisë, furnizimet nuk do të rifillojnë derisa Sofja dhe Varshava të përmbushin kushtet e firmës ruse.
Muajin e kaluar, presidenti Vladimir Putin kërkoi që vendet jomiqësore të Kremlinit të paguajnë për gazin rus në rubla.
Për ta bërë këtë, vendet anëtare të BE-së që furnizoheshin me gaz rus do të duhet të hapnin llogari në Gazprombank përmes pagesave në euro ose dollarë të cilat më pas do të konvertoheshin në rubla, duke shkaktuar humbje të mëdha financiare.
Putin paralajmëroi se mosrespektimi i konvertimit të monedhës do të bënte që vendet e prekura të rrezikonin të humbitnin furnizimet me gaz rus.
Polonia ka refuzuar të ndjekë këtë procedurë ndërsa të martën sanksionoi Gazpromin, i cili zotëron 48% të aksioneve në kompaninë polake.
Linja 4000 km transporton gaz nga Gadishulli Yamal dhe Siberia perëndimore në Gjermani dhe Poloni nëpërmjet Bjellorusisë.
Ndërsa kontrata aktuale 10-vjeçare e Bullgarisë me Gazprom ishte caktuar të skadonte në fund të këtij viti, por deklarata e ministrisë thoshte se kompania Bulgargaz nuk do ta përfundonte kontratën nëse do t'i duhej të paguante në rubla, duke deklaruar se konfigurimi paraqet rreziqe të konsiderueshme për Bullgarinë.
Bullgaria importonte rreth 90% të gazit nga Rusia, ndërsa 10% nga Azerbajxhani.
Muajin e kaluar, firma shtetërore e energjisë Bulgargaz tha se duke filluar nga kjo verë, Azerbajxhani do të siguronte të gjithë furnizimin e vendit me gaz, megjithëse me çmim më të lartë se ai rus.
Qeveria bullgare ka planifikuar gjithashtu të lidhë vendin me një terminal gazi natyror të lëngshëm në Greqi përmes furnizimit me anije.
