U dënua pasi u kap me 42 gram heroinë, 34-vjeçarit nuk ja kursejnë jetën. Ekzekutohet në burg
Nagaenthran Dharmaling, një malajzian me aftësi të kufizuara, i cili u dënua për trafik droge në vitin 2010 dhe rasti i tij tërhoqi vëmendjen globale, është ekzekutuar në burgun Changi të Singaporit.
Nagaenthran, i c ili u arrestua nga policia pasi ju gjet 42.7 gram heroinë e lidhur në kofshë, u var pak para agimit të së mërkurës, tha familja e tij.
Navin Kumar, vëllai i Nagaenthranit, i tha agjencisë së lajmeve Reuters se trupi do të dërgohej në Malajzi, ku do të zhvillohej dhe funerali.
Ekzekutimi i tij erdhi pasi Gjykata e Apelit hodhi poshtë përpjekjen e nënës së 34-vjeçarit për të ndaluar ekzekutimin e djalit të saj.
Muajin e kaluar, Gjykata i quajti përpjekjet ligjore për të shpëtuar jetën e Naga-s një " abuzim flagrant dhe skandaloz " të procesit ligjor.
Rasti i Nagaenthranit ka tërhequr vëmendjen globale ndaj dënimit të vazhdueshëm me vdekje në Singapor, veçanërisht në rastet e trafikut të drogës dhe ka ngjallur debat të ri në vetë qytetin.
M Ravi, një avokat që më parë përfaqësonte Nagaenthran, shprehu pikëllimin e tij për ekzekutimin e të mërkurës në Tëitter, duke thënë: "Shpirti yt u preftë në paqe".
Ai shtoi: “Mund të na thyeni, por jo të na mposhtni. Lufta jonë kundër dënimit me vdekje vazhdon.”
"You may break us, but not defeat us. Our fight against the death penalty continues." Om Shanti, may your soul rest in peace. pic.twitter.com/034zpO1ssA
— M.Ravi (@MRavilaw) April 26, 2022
Të hënën, disa qindra njerëz dolën për të treguar kundërshtimin e tyre ndaj dënimit me vdekje, duke u mbledhur në Parkun Hong Lim, i cili ndodhet në qendër të qytetit.
Qeveria e Malajzisë, ekspertët e Kombeve të Bashkuara, Bashkimi Evropian, grupet e shoqërisë civile dhe personazhe të famshëm, përfshirë sipërmarrësin britanik Richard Branson, kishin bërë gjithashtu thirrje që t'i kursehej jeta Naga-s.
